Dënimi i Etikës, reagojnë tifozët e Skënderbeut: Asnjë drejtues i FSHF-së nuk do shkelë dot në Korçë!

25 Qershor 2017, 14:24Sport TEMA

Vendimi i dhënë nga Komisioni i Etikës ka sjellë edhe reagimin e tifozëve. Atë e kanë cilësuar dënimin e dhënë për Skënderbeun politik dhe këmbëngulin që titulli i sezonit 2015-2016 u përket vetëm korçarëve.

Në një dalje mediatike, përfaqësues të tifozerisë korçare dhe opinionit sportiv në qytetin e Korçës kanë akuzuar se ky ka qenë një skenar.

Në emër të tifozëve korçarë dhe të komunitetit sportdashës të Korçës dëshirojmë të reagojmë në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës. Një vendim totalisht politik, antiligjor dhe antikushtetues. Kemi dalë sot (dje) në këtë deklaratë, pasi cenohet dinjiteti i klubit sportiv Skënderbeu, të cilin ne jemi gati ta mbrojmë me gjithë shpirt dhe zemër.

Jemi para një vendimi totalisht politik që kërkon të mbrojë interesat dhe egon e sëmurë të Erion Braçes dhe drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste, duke i dhënë një titull kampion Partizanit përpara këtyre zgjedhjeve. Jemi këtu sot (dje) për të bërë me dije se jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj beteje dhe se asnjë përfaqësues i FSHF-së nuk do të lejohet të shkelë në Korçë pa u rivendosur drejtësia sportive.

Jemi të gatshëm dhe të vendosur të luftojmë për të mbrojtur klubin e Skënderbeut. Ky është një paralajmërim i hapur për të gjithë ata që kanë cenuar ngjyrat e klubit tonë të shenjtë. Gjithashtu shprehim mbështetjen tonë të plotë me drejtuesit e klubit dhe i ftojmë ata ta ndjekin çështjen deri në fund, që kjo histori të zgjidhet dhe Skënderbeu të marrë sërish titullin e fituar me mund e djersë në fushën e lojës”, thuhej në reagimin e bërë prej tifozëve të Skënderbeut, shkruan Panorama Sport.

Të premten reagoi ashpër edhe klubi i Skënderbeut. Ata hodhën akuza të drejtpërdrejta mbi Komisionin e Etikës, duke e quajtur si pseudoorgan juridik që i penalizoi pa pasur asnjë provë. Por akuzat shkuan edhe më larg, ndërsa etiketonin FSHF-në si Federata Shqiptare e Krimit.

1 komente në “Dënimi i Etikës, reagojnë tifozët e Skënderbeut: Asnjë drejtues i FSHF-së nuk do shkelë dot në Korçë!”

  1. e di si eshte puna says:

    KENACKA!
    Skuadren tuaj e ka denuar UEFA menjehere pas perfundimit te Kampionatit 2015 – 2016. Apo harruat qe ne Champions League ate vit mori pjese Partizani dhe jo ju!!!! Vendimi i FSHF-se (Komisioni i Etikes) megjithese me vonese, eshte ne vazhdim te atij vendimi te UEFA-s dhe s’ka shanc te ndodhe ndryshe (perndryshe UEFA do e perjashtonte FSHF-ne nga anetaresimi). Nese keni ankesa shkoni te UEFA dhe ne KAS,por keni kujdes se ata do j’ua skuqin bythen shume me keq se sa FSHF-ja, qe ishte dhe eshte bashkepunetorja juaj ne maskaraden e 2015-2016 ku “fitoi” Skenderbeu, ashtu si dhe ne maskaraden 2016-2017 ku “fitoi” Kukesi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje