Skandali, Kombëtarja e Rusisë e Kupës së Botës 2014 nën hetim për doping

25 Qershor 2017, 10:53Sport TEMA

Një vit përpara kampionatit Botëror që do të zhvillhet në Rusi, kombëtarja e vendit organizator është përfshirë në një skandal të rëndë.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, 23-lojtarët e kombëtares së Rusië që luajtën në botërorin e vitit 2014 janë vënë nën hetim nga FIFA për doping.

Por, përveç këtyre lojtarve janë dhe 11 futbollistë të tjerë  që ishin pjesë e një programi dopingu me mbështjetje shtetërore.

Një skandal rëndë për Rusinë, të cilët në 2018-tën do të organizojnë dhe Kupën e Botës, e cila mund të ndikojë në besueshmërinë  e kompeticionit më të madh të futbollit botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje