Verratti bën një hap pas: Te PSG nëse investon në merkato

24 Qershor 2017, 13:31Sport TEMA

PSG jo PSG po. Marco Verratti bën një hap pas. Mesfushori italian i vendsur në qëndër të vëmendjes për shkak të presionit të madh që po ushtron Barcelona, mesa duket ka korrigjuar qëndrimin e tij pas përplasjes me presidentin Naser Al Khelaifi.

Verratti dëshiron me çdo kusht transferimin te katalanasit dhe këtë e bëri me dije disa ditë më parë kur deklaroi se nuk synon të rikthehet në Paris, por…Al Khelaifi mund të përdorë dorë të hekurt dhe ja ku vjen haspi pas.

“Nuk është se dëshiroj të largohem me çdo kusht, por duhet të pres për të mësuar ambiciet e klubit dhe të shikoj nëse këtë herë do të afrojnë kampionë të vërtetë”, thekson mesfushori.

Një dritare e hapur nga Verratti që kërkon të bëjë hapin e madh të karrierës pas disa sezoneve në radhët e PSG ku ka fituar 4 tituj kampion por në Europë ka dështuar në çdo tentativë për të arritur finalen e Champions League.

Në Barcelonë, Bartomeu i ofron 4 milionë Euro më shumë në sezon dhe një vend titullari në një skuadër gjithmonë të gatshme për t’i shkuar deri në fund objeitivit Champions, por aktualisht Verratti është i lidhur në Paris nga një kontratë afatgjatë dhe katalanasit duhet të derdhin më shumë se 100 milionë Euro për ta transferuar pasi në këtë rast vetëm dëshira e lojtarit nuk mjafton.

Momentalisht, Al Khelaifi mund të ulet në tryezë me lojtarin për të ripërcaktuar termat ekonomikë. Një pagë me e lartë dhe një projekt i qartë ku PSG do të shpenzojë 220 mln Euro në merkato. Këto janë dy pikat më të forta që do të ketë në dispozicion presidenti nga Lindja e Mesme për të bindur fantazistin italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje