Vendimi i Etikës për Skënderbeun tërheq vëmendjen e mediave spanjolle dhe portugeze

23 Qershor 2017, 20:42Sport TEMA

Vendimi i sotëm i Komisionit të Etikës për heqjen e titullit kampion të Skënderbeut në sezonin 2015-2016 është pasqyruar edhe nga mediat e huaja.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” e ka pasqyruar lajmin në faqen zyrtare në internet me titullin “Skënderbeut i heqin titullin kampion të para dy sezoneve”.

Edhe media portugeze “Maisfutebol” i ka kushtuar një shkrim heqjes së titullit kampion të korçarëve.

“Skënderbeu humb titullin e 2015-2016 dhe 12 pikë në sezonin e kaluar për mashtrim”, titullohet shkrimi i portugezëve në faqen e tyre në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje