Marco Verratti është ballafaquar me refuzimin e parë të pronarit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan sot se italiani nuk do të lejohet të largohet prej nënkampionit francez.
Mesfushori italian ndërpreu pushimet në Ibiza për të udhëtuar në Paris, pasi utakua me presidentin e PSG-së, ku i pranishëm ishte edhe Antero Hernique, drejtor sportiv.
Lojtari nuk arriti të bindë udhëheqësit e PSG-së që ta lënë të lirë të largohet prej parisienëve.
Verratti dëshiron të shkojë te Barcelona, por PSG nuk është i gatshëm ta shesë lojtarin për asnjë çmim