Zyrtare: Komisioni i Etikës i heq titullin kampion Skëndërbeut

23 Qershor 2017, 14:28Sport TEMA

Komisioni i Etikes i ka hequr zyrtarisht titullin kampion ekipit te Skenderbeut per edicioni  2015-2016.

Ne mbledhjen e sotme Etika denoi korcaret pas denimit qe mori dhe nga UEFA per trukime ndeshjes.

Pervec heqjes se titullit, Skenderbeu u denua dhe me 2 milion lek (te reja) gjobe.

“Ne bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive vendosi: “Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016; Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016; Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë; Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017; Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës”, thuhet në vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës.

1 komente në “Zyrtare: Komisioni i Etikës i heq titullin kampion Skëndërbeut”

  1. Ilia says:

    Te ishte tamam federate, Skenderbeu duhet te shkonte nje kategori me poshte, sic bene me Juventusin e madh. Por, kush ta bej kete, Duka i cili futbollin e mesoj para 10 vitesh sepse vetem me shitje pulash e vezesh dinte te merrej. Keshtu eshte kur futbollin e drejtojne KATUNDARET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje