Roberto Karlos kandidati i rradhës për të marrë kombëtaren shqiptare

22 Qershor 2017, 16:31Sport TEMA

Një tjetër emër ka dalë në skenë për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare pas largimit të teknikut Gianni De Biasi.

Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajme se Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur negociatat me ish sulmuesin e njohur të Milanit, Pippo Inzaghi.

“Tuttomercatoweb”, ka raportuar se emri i ri që mund të drejtojë stolin kuqezi është ai i brazilianit Roberto Karlos.

Në karrierën e tij Roberto Karlos ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit, ndërsa në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos.

FSHF-ja theksoi sot përmes një njoftimi zyrtar se trajneri i ri i kombëtares shqiptare do të zgjidhet brenda muajit korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje