Pas pranimit të FFK-së në UEFA një vit më parë, presidenti Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu emërohen në organet dhe trupat e UEFA-s, të cilët funksionet e tyre do të fillojnë t’i kryejnë nga 1 korriku 2017.
Në letrën e UEFA-s, bëhet e ditur se presidenti i FFK-së Fadil Vokrri është emëruar zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu është emëruar anëtar i Komitetit ligjor të UEFA-s