Flamurtari bën goditjes e rradhës, firmos me mesfushorin maqedonas

22 Qershor 2017, 14:06Sport TEMA

Flamurtari ka bërë goditjen e rradhës në këtë merkato, duke afruar në skuadër Muhamed Useini.

Useini ka firmosur me klubin bregdetar, ku është prezantuar dhe me fanellën kuqezi.

28-vjecari maqedonas luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Renovës.

Gjithashtu, më herët ka luajtur dhe me Shkëndijën e Tetovës dhe Rabotniçki.

Ky është lojtari i rradhës që bëhet pjesë e ekipit të Flamurtarit pas afrimeve të Ditmar Bicaj, Ardit Hoxhës, portierit Adis Nurkovic, Emiljano Mustës dhe mbrojtësit maqedonas Goran Siljanovski.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje