Negociatat: Armando Duka kërkon Pipo Inzaghin si trajner të Kombëtares

22 Qershor 2017, 10:27Sport TEMA

Filipo Inzagi, ish-sulmuesi i njohur i Milanit dhe Kombëtares italiane, mund të ulet në stolin e përfaqësueses shqiptare.

Lajmi i bujshëm vjen nga Italia, ku bëhet e ditur se kanë filluar negociatat me 43-vjeçarin për ta bindur të lërë drejtimin e Venecias që sapo ngjiti në Serinë B, për t’u bërë pjesë e kuqezinjve.

Si për ironi të fatit ky lajm i merkatos së trajnerëve është dhënë pikërisht para syve të teknikut Xhani De Biazi, i ftuar mbrëmë në studion e “Sky Sport”.

Gjatë përmbledhjes së merkatos, gazetari Xhanluka Di Marzio, ka treguar për bisedimet mes Shqipërisë dhe trajnerit i cili pritet të kthejë sot përgjigje rreth kësaj oferte që i është bërë, raporton Panorama Sport

Sipas të njëjtave burime, është mësuar se edhe Kamoleze në fakt është kontaktuar si për rolin e trajnerit të përfaqësueses, ashtu edhe  atë të drejtorit teknik të FSHF-së.

1 komente në “Negociatat: Armando Duka kërkon Pipo Inzaghin si trajner të Kombëtares”

  1. Gezimi nga cepani says:

    Pipo ka qene nje lojtar i madhe por si trainjer mendoj se nuk ja vlen per stolin e shqiperise. SHqiperise i duhet nje trainjer me nerv sic eshte dhe vete populli shqiptare .Pipo themi ne ne shqiperi eshte miell ibute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje