BBC: Xherdan Shaqiri zëvendëson Salah tek Roma

21 Qershor 2017, 17:52Sport TEMA
BBC: Xherdan Shaqiri zëvendëson Salah tek Roma

Mesfushori i Romës, Mohamed Salah, në ditët e ardhshme do të jetë futbollist i ri i skuadrës së madhe angleze, Liverpooli.

Ai pritet që të kthehet në Premierligë pas një aventure të dështuar tek Chelsea, me Liverpoolin që do të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Drejtuesit e skuadrës italiane tashmë janë duke menduar për zëvendësuesin e Salah, me Xherdan Shaqirin e Stoke Cityt si synimin kryesor, shkruan BBC.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Shaqiri do të kishte një mundësi të dytë në Serie A, pas gjashtë muajve të dështuar në Inter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje