UEFA ka përcaktuar orarin e zhvillimit të ndeshjeve të para për tre skuadrat shqiptare, Tiranën, Shkëndijën e Tetovës dhe Prishtinën.
Takimi mes Makabit të Tel-Avivit dhe Tiranës, që do të zhvillohet në impiantin e “Netanja Municipal Stadium” në Netanja më datë 29 qershor, do të fillojë në orën 20:00.
Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Dacias së Kishinjevit, e cila do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë më datë 29 qershor, do të fillojë në orën 18:00.
Ndeshja mes IKF Norkopingut dhe Prishtinës, e cila do të luhet në stadiumin “Norkopings Idrotsparken” në Norkopingu, do të fillojë në orën 20:00.
Ndërkohë, sfida mes Partizanit dhe Botevit të Plovdivit do të zhvillohet më datë 29 qershor në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Vetëm orari i ndeshjes mes Skënderbeut dhe Sant Hulias, që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, nuk është përcaktuar ende.