Partizani ka mbyllur ditën e tretë të përgatitjeve gjatë qëndrimit në vendin fqinj Maqedoni.
Në stadiumin e qytetit të Ohrit, ekipi ka zhvilluar pasdite në orën 17:00 seancën e dytë e cila ka rezultuar e karakterit tekniko-taktik..
Stafi teknik i të kuqve gjithashtu zhvilloi edhe një test kontrolli brenda grupit.
Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën sërisht me dy seanca në ditë.
Ndërkohë, Partizani do të zhvillojë të shtunën datë 24 qershor një test miqësor me ekipin e Prishtinës.
Takimi do të luhet në stadiumin e qytetit të Laçit në orën 17:00.