Milani duket se është afër transferimit të kapitenit të Lazios, Lucas Biglia.
Rossonerët e kanë ndjekur italianin prej disa javësh dhe thuhet se kanë arritur një marrëveshje për lojtarin.
Ishte e vështirë që të negociohej mes klubeve, por sipas “Premium Sport” ka risi në diskutimet mes Lazios dhe Milanit.
Drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli u largua drejt Romës në mëngjes, ku do të takohet me drejtuesit e skuadrës së Lazios.
Milani do të ofrojë 20 miilonë euro plus 2 milionë të tjera bonuse për Biglian, një ofertë të cilën romakët pritet ta pranojnë.
Keita Balde Diao po ashtu mund të jetë pjesë e diskutimeve, edhe pse mendohet se sulmuesi është ende duke pritur Juventusin.