Partizani përfshinnë listën e të federuarve për përballjen e dyfishtë me Botev Plovdiv edhe Gerhard Prognin, për të cilin pati dyshime se nuk mund të aktkvizohej në Europa League.
Klubi i kuq ka konfirmuar se për 30-vjecarin është marrë përgjigje pozitive nga UEFA, pra Sulejman Starova mund ta aktivizojë që në ndeshjen e parë me skuadrën bullgare. Një lajm i mirë ky për nënkampionët e Shqipërisë, pasi në mungesë të Ekubanit dhe Torasës, skuadra kishte nevojë për lojtarë me eksperiencë në fazën e avancuar.
Gjithashtu pjesë e listës është edhe Blerim Korobelli,i ardhuri i parë te të kuqtë në merkaton verorë, pas një eksperiencë 3-vjecare me Teutën.
E reja e listës për Europa League është mesfushori kamerunas Mustafa Enoch, i rezulton të jetë blerja e vetme në tregun e huaj për momentin. 22 vjecari është aktivizuar disa ndeshje me përfaqësuesen U-20 të vendin të tij dhekonsiderohet një element i prespektivës.
Partizani aktualisht vijon përgatitijet në Ohër, ku do të qëndrojë deri pak ditë para takimit me Botev Plovdiv. Sa po të mbërrijë në kryeqytet do të bëhet edhe prezantimi i skuadrës për sezonin e ri futbollistik.