Oferta e Shqipërisë, Tramexani: E diskutova me Dukën disa muaj më parë

19 Qershor 2017, 21:22Sport TEMA

Paolo Tramexani dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë diskutuar disa muaj më parë se De Biazi të merrte vendimin për tu larguar nga Kombëtarja, për zëvendësuesin në stolin kuqezi.

Duka i ofroi Tramexanit që të ishte ai pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares, por akordi me klubin zvicerian Sion, duket se ka qenë pengesa kyçe për rikthimin e ish-zvëndëstrajnerit në Shqipëri. Këtë gjë Tramexani e zbulon gjatë një interviste të dhënë për mikrofonin e “TMW Radio”.

“U lumturova që presidenti i federatës mendoi për mua, kishim folur rreth kësaj teme edhe në muajt e mëparshëm. Kisha një akord me Sionin por pavarësisht kësaj u kënaqa shumë. Është një skuadër e re që ka shumë për të dhënë”, ishin fjalët e Tramexanit për “TMW RADIO”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje