Trajneri i skuadrës bullgare të Botev Plovdiv, Nikolai Kirov, komentoi përballjen kundër skuadrës së Partizanit.
Ai u shpreh se nuk kanë njohuri për ekipin shqiptar, por njohin njohin vetëm një pjesë së historisë së tyre.
Kirov theksoi se do përgatiten maksimalisht për ndeshjen e parë, ndërsa shtoi se shkolla e futbollit shqiptar njihet për lojë të ashpër.
“Partizani është një skuadër të cilën nuk e njohim. Njohim vetëm një pjesë të historisë së këtij klubi, por na duhet ende të mbledhim informacione tekniko-sportive rreth tyre. Nuk kemi shumë kohë deri në ndeshjen e parë por do të bëjmë më të mirën e mundshme për të njohur në detaje lojën e tyre dhe për t’u përgatitur për ndeshjen. Shkolla e futbollit shqiptar njihet për lojë të ashpër, ndaj prisni një ndeshje të fortë. Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të eliminuar kundërshtarët që të ecim përpara në turne”, tha Kirov.
Më tej ai u shpresh se pjesmarrja e skuadrës së tij në Kupat e Europës është një mundësi e artë që ata të rriten dhe më shumë.
“Pjesëmarrja në Ligën e Europës është një mundësi e mirë që skuadra jonë të rritet. Turne të tillë janë një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e të rinjve të cilët janë të shumtë në radhët e Botev”, deklaroi Nikolai Kirov.