Prishtina do të përballet me skuadrën e IFK Norrkoping në Europa League.
Ekipi kryeqytetas i Kosovës, do të përballet me ekipin nga Suedia.
Prishtina ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë më 29 qershor, ndërsa ajo e kthimit luhet në Kosovë me 6 korrik.
Kjo është hera e parë që klubet kosovare marrin pjesë në Kupat e Europës.