Emilijano Musta është lojtari i rradhës që firmos me skuadrën e Flamurtarit.
25-vjeçari pas dy vitesh me ekipin e Teutës, tashmë do të jetë në dispozicion të teknikut Shpëtim Duro.
Musta ishte një nga lojtarët më të mirë tek “Djemtë e Detit”, sezonin e kaluar duke qenë në formacionin bazë të teknikut Gugash Magani.
Kjo është goditja e pestë për ekipin vlonjat në këtë merkato, pas afrimeve të Ditmar Bicaj, Ardit Hoxhës, portierit Adis Nurkovic dhe mbrojtësit maqedonas Goran Siljanovski.
Deri më tani Flamurtari është ekipi më aktiv nga skuadrat shqiptare në këtë merkato.