Mbrojtësi, Kristi Vangjeli, ka rinovuar kontratën me klubin e Skenderbeut, duke firmosur edhe për një sezon tjetër me ekipin bardhekuq.
Bashkë me presidentin Ardjan Takaj, Vangjeli ka firmosur sot në Slloveni kontratën e re duke konfirmuar zyrtarisht akordin e arritur paraprakisht me klubin.
Ky do të jetë sezoni i katërt i Vangjelit me fanellën bardhekuqe.
Që prej sezonit 2014/15 ku u bashkua me Ujqërit, 31vjeçari Korçar ka luajtur plot 116 ndeshje zyrtare me klubin ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 4 herë.
Kontrata e firmosur sot blindon edhe për një sezon tjetër krahun e djathtë të mbrojtjes.