Partizani, Genc Tomorri: Botev rival i fortë, por kalon Partizani

19 Qershor 2017, 16:57Sport TEMA

Respekt maksimal per kundërshtarin por aspak frikë. Shorti i turit të parë kualifikues të Europa Leagues e ka vendosur Partizanin përballë skuadrës bullgare të Botev Plovdiv, një ekip me eksperiencë në Kupat e Europës por që në vitet e fundit nuk ka patur ndonjë ecuri mbresëlënse. Për të marrë pjesë në këtë edicion të Europa League,  sezonin e fundit Botev Plovdiv fitoi Kupën e Bullgarisë duke mposhtur në finale kampionët e Ludogorets. Edhe pse nuk e njeh mirë kundërshtarin drejtori i përgjithshëm i Partizanit Genc Tomorri është i kënaqur me shortin, pasi beson te forca e Të Kuqëve.

Tomorri është i bindur se eksperienca që Partizani fitoi sezonin e kaluar ku arriti të kalonte një tur në Champions League duke marrë pjesë edhe në play-offin e Europa Leagues, do ta ndihmojë skuadrën e Starovës të bëjë një figurë sa më të mirë edhe në këtë sezon të Kupave të Europës dhe pse të kalojë sa më shumë ture.

Merkatoja që ka zhvilluar deri tani Partizani ka zhgënjyer pritshmëritë e tifozëve  sepse më shumë sesa afrime te 15-herë kampionët ka patur largime të rëndësishme. Ramadani dhe Cetkovic nuk janë më pjësë e Partizanit tashmë, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për argjentinasin Agustin Torassa dhe ganezin Caleb Ekuban, edhe pse në kampin e kuq shpresojnë deri në fund të një rikthimi i tyre.

“Sigurisht që të gjithë në short presin një kundërshtar të lehtë. Duke parë edhe koefiçentin që ka besoj se bullgarët mund të konsiderohen një ekip i pranueshëm. Sigurisht nuk duhet të harrojmë që kampionati bullgar është një kampionat i forte, ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë, por as ta mbivlerësojmë, pasi sezonin e kaluar ne jemi përballur me ekipe edhe më të forta. Për momentin nuk kemi informacion të mjaftueshëm për ekipin e Plovdiv , por përgjatë kësaj periudhe do të marrim të gjithë informacionin e duhur. Në ndeshjen e parë në Tiranë do të mundohemi të mos pësojmë gol dhe të shënojmë , por gjithsesi ndeshja e kthimit në Bullgari do të jetë përcaktuese”

Sa mendoni se do ti shërbej Partizanit paraqitjet pozitive që dhuroj sezonin e kaluar në Kupat e Evropës?

“Padyshim në sezonin e kaluar u përballëm me skuadra mjaft të forta, por e përsëris ne nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë. Sigurisht që pjesa më e madhe e ekipit është ruajtur ndaj edhe lojtarët tashmë kanë fituar përvojën e duhur për tu përballur në ndeshjet ndërkombëtare . Ajo eksperiencë e fituar në sezonin e kaluar sigurisht do të na shërbej edhe në këtë sezon. Objektivi ynë primar është kualifikimi në turin e parë eleminator , më pas, sigurisht do tentojmë të synojmë kualifikimin edhe në turin”, tha Tomorri./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje