Partizani mbyll ditën e dytë të përgatitjeve në Ohër

19 Qershor 2017, 20:15Sport TEMA

Partizani ka mbyllur ditën e dytë të përgatitjeve përgjatë qëndrimit në Maqedoni, ku po kryen fazën përgatitore për sfidat e Kupës së Europës.

Në stadiumin e qytetit të Ohrit, ekipi vijon me intensitet të lartë seancat stërvitore duke iu pëmbajtur programit të ngjeshur stërvitor.

Përgatitjet do të vijojnë të martën me dy seancat e radhës në program paradite ora 9.30 dhe pasdite ora 17:00.

Sot 15-herë kampionët e vendit u njohën dhe me kundërshtarine  tyre që do të luajnë në sfidën e parë të Europa League, e cila do të jetë skuadra bullgare e Botev Plovdiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje