Edhe Jose Mourinho akuzohet për evazion fiskal

20 Qershor 2017, 14:26Sport TEMA

Pas Kristiano Ronaldos një tjetër emër i njohur në botën e futbollit akuzohet për evazion fiskal.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, akuzohet për shmangie nga tatimi gjatë kohës kur ka qenë tek klubi i Realit të Madridit.

Akuza e ngritur ndaj Mourinhos sipas “El Pais”,  përfshinë një shumë prej 3.3 milionë eurosh të cilën portugezi besohet se nuk ua ka paguar autoriteteve spanjolle.

Kjo akuzë ndaj “Special One”, është gjatë periudhës 2011-2012

Një numër i madh i yjeve të futbollit janë akuzuar për shmangie nga tatimi, me Kristiano Ronaldon që po ashtu është akuzuar për të njëjtën gjë së fundmi.

32 vjeçari ka mohuar faktin se i është shmangur tatimit prej 13 milionë eurosh nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe se klubi ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se ka besim të plotë në Ronaldon.

Mourinho kaloi tre sezone në krye të Realit para rikthimit në Angli te Chelsea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje