Florentino Perez e pranon: Kërkojmë Mbappen dhe Donnarummën

20 Qershor 2017, 13:39Sport TEMA

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka folur për planet e klubit për të ardhmen.

Perez ka fituar edhe një mandat tjetër për të qenë president i “Los Blancos” deri në vitin 2021.

Ai menjëherë ka shfaqur planet e tij për të ardhmen, ku synon të krijojë një ekip me talente, me në krye francezin Kylian Mbappen dhe portierin Giangluigi Donnarumman.

Madje, Perez ka pranuar se është duke u interesuar shumë për këtë dyshe.

“Po monitorojme me shumë vëmendje Mbappen, portierin e Milanit Donnarumman dhe Vinicius dhe të rinj të tjerë premtues. Reali do ta shfaqë interesimin në momentin e duhur. Te klubi ynë kanë ardhur gjithmonë futbollistët më të mirë në botë”, ka theksuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje