Golf, Woods: Po marr ndihmë të specializuar

20 Qershor 2017, 19:56Sport TEMA

Tiger Woods ka kërkuar ndihmën e specialistëve për të administruar konsumimin e medikamenteve për shkak të dhimbjes në shpinë.

Vet golfisti e ka bërë të ditur këtë lajm një muaj pas arrestimit të tij për drejtim të makinës nën efektin e ilaçeve.

Në momentin e arrestimit, Woods deklaroi se gjithçka ndodhi për shkak të ndërveprimit të medikamenteve që kishte konsumuar, e që ai nuk e kishte kuptuar.

“Po marr ndihmën profesionale për të menaxhuar konsumimin e medikamenteve, në mënyrë që të lehtësoj dhimbjet në shpinë dhe të përmirësoj regjimin e gjumit”, tha Woods, nëpërmjet një postimi në Tëitter. “Dua të falënderoj të gjithë tifozët e mi për mbështetjen”.

Tiger Woods është fituesi i 14 turneve madhorë në golf, i dyti pas Jack Nicklaus, por në 22 muajt e fundit është parë të marrë pjesë në shumë pak kompeticione, për shkak të operacioneve të shpeshta që ka kryer në shpinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje