Presidenti i Atalantës: Etrit Berisha është i joni

20 Qershor 2017, 16:50Sport TEMA

Etrit Berisha përfundimisht do të mbetet pjesë e skuadrës së Atalantas

Klubi Italian e konsideron të mbyllur çështjen për portierin shqiptar, i cili është lënë i lirë liruar përfundimisht nga Lazio pasi klubi nga Bergmao do të paguajë 5 milion euro për të.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, presidenti i Atalantas,  Antonio Percassi e bën të qartë se në lidhje me Berishën çdo gjë është mbyllur pozitivisht dhe janë vetëm disa detaje burokratike që po zvarrisin nënshkrimin.

“Kemi vendosur që të blejmë përfundimisht kartonin e Berishës, tashmë është një çështje e mbyllur”, deklaroi numri një i klubit në një intervistë për Bergamo Tv. N

Pas një sezoni në huazim te Atalanta, ai arriti të bindte trajnerin Gian Piero Gasperini. Falë kontributit të Berishës, skuadra arriti të kualifikohej për herë të parë pas shumë vitesh në Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje