Presidenti i skuadrës së Sionit, Kristian Konstantin, ka konfirmuar interesimin e Federatës Shqiptare të Fubtollit për trajnerin Paulo Tramexani.
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen zviceriane “Blick”, Konstantin tha se shkaku i vonesës për firmën e teknikut Italian me klubin e tij ishte sepse numri një i FSHF-së, Armand Duka, e kishte telefonuar nesë do të hiqte dorë nga ai ose jo.
“Ne arritëm shumë shpejt një akord mbi gjërat thelbësore. Kishin mbetur vetëm detaje. Por pastaj Federata Shqiptare i bëri një ofertë që të bëhej trajneri i Kombëtares pas dorëheqjes së Xhani De Biazit. Më telefonoi edhe presidenti i Federatës, për të mësuar nëse unë do të hiqja dorë nga Paolo”, u shpreh Konstantin.
Disa ditë më parë vetë, Paulo Tramexani, deklaroi për mediat italiane se i kishte dhënë fjalën Sionit dhe nuk donte që të thyente këtë premtim.