Bledi Shkëmbi prezantohet tek Liria e Prizrenit: Synojmë majat e futbollit kosovar

21 Qershor 2017, 19:04Sport TEMA

Bledi Shkëmbi është prezantuar ditën e sotme tek Liria e Prizrenit.

Ish lojtari i njohur i futbollit shqiptar, i cili tashmë do të jetë trajner i skuadrës Kosovare është shprehur se synimi i tij me ekipin e Lirisë do të jetë të ngjitet në majat e futbollit Kosovar.

‘Jam i lumtur për ardhjen time këtu dhe për besimin e dhënë.Shpresoj që bashkë me drejtues të klubit të bëjm më të mirën”, tha Shkëmbi.

Më tej ai shtoi se do të shoh se cilat janë mungesat në klub, dhe më pas do të afrojë lojtarë edhe nga kampioanti shqiptar, të cilët do të bëjnë diferencën.

Shkëmbi theksoi gjithashtu se do të bëjë një punë profesionale, pasi ka sjellur me vete edhe trjanerin atletik, Iris Selimi, që po ashtu ka rëndësi të madhe për pargatitjen e skaudrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje