Skuadra e Bajernit të Mynihut përmes një njoftimi zyrtar, u ka bërë të qartë të gjitha skuadrave që interesohen për Robert Levandovskin se ai nuk është në shitje.
Klubi gjerman ka kërcënuar se do të marr masa me ato skuadra që do të provojnë të flasin me lojtarin ose agjentin e tij.
“Robert Levandovski ka një kontratë deri në vitin 2021 me Bayernin, të cilën e ka rinovuar së fundmi. Nuk kemi bisedime me ekipe të tjera dhe nuk do të ketë.
Nëse një ekip bisedon me lojtarë nën kontratë pa lejen e klubit, atëherë gjobitet nga FIFA. Edhe agjenti i tij na ka siguruar se nuk ka biseduar me asnjë klub”, thuhet në komunikatën e Bayernit.
Kjo deklaratë e Bayernit ka ardhur pas lajmeve të fundit, ku thuhet se dy skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester United po interesohen për Levandovskin.