Real Sociedad arrin marrveshjen me Man. United për blerjen e Januzajt

21 Qershor 2017, 18:46Sport TEMA

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshjen me Real Sociedadin për të shituar Adnan Januzjan për 9.7 milionë euro.

Mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e Jose Mourinhos, i cili ka vendosur ta shesë.

22-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, dhe klubi anglez kërkon të përfitojë nga shitja e tij.

Lojtari në edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Sunderlandi, ku luajti nën urdhrat e David Moyes, por dështoi të tregohej lojtar i rëndësishëm.

Ai ka luajtur në formë huazimi në të kaluarën edhe në Bundesliga, te Borussia Dortmundi.

Edhe Roma i kërkon shërbimet e Januzajt, mirëpo “France Football” raporton se Sociedadi ka arritur ta bindë Unitedin që t’ia shesë lojtarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje