Tirana, Muça: Në Izrael jo për turizëm

21 Qershor 2017, 21:15Sport TEMA

Tirana vijon me intensitet punën përgatitore për ndeshjet e Europa League kundër Maccabi Tel Aviv.

Trajneri Ze Maria grumbullloi në kompleksin stërvitor “Skënder Halili” grupin prej 23 futbollistësh ku binte në sy mungesa e Aquah dhe Moises, ndërsa pjesa tjetër u vendos nën urdhrat e trajnerit brazilian.

Sipas burimeve zyrtare nga klubi bardheblu, pjesë e skuadrës që prej ditës së Enjte do të jenë edhe dy blerjet e reja, mbrojtësi Oliveira dhe sulmuesi Sentamu. Ata janë federuar dhe do të jenë gati për ndeshjet europiane të klubit bardheblu.

Me skuadrën është bashkuar edhe mbrojtësi Gentjan Muça, i cili u ka dhënë fund problemeve shëndetësore me shpinën. Ai gjen një grup të ridimensionuar dhe të zhgënjyer pas rrëzimit të skuadrës në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, pavarësisht rënies në Kategorinë e Parë, Muça premton besnikëri ndaj klubit të tij.

Ai ndalet sërish te shkaqet që çuan në rrëzimin e Tiranës nga kategoria duke shprehur bindjen se mungesa e tifozëve e penalizoi ekipin në betejën e mbijetesës.

Ai ka gjithashtu një mesazh edhe për të gjithë lojtarët që mund ta kenë planifikuar të ardhmen larg klubit kryeqytetas.

Në vijim, kapiteni bardheblu ndalet te kundërshtari i radhës. Maccabi Tel Aviv është një skuadër prestigjoze në arenën europiane, por Muça thekson se Tirana nuk do të shkojë për turizëm në Izrael.

Gjithsesi, mbrojtësi shtatlartë refuzon të bëjë një krahasim mes trajnerit të ri dhe paraardhësit të tij, Mirel Josa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje