Vetëm 24 orë pas lajmit për një pajtim mes Realit të Madridit dhe Cristiano Ronaldos nga e përditëshmja madrilene AS, vjen përgjigja e gazetës tjetër të kryeqytetit spanjoll Marca, që vazhdon të insistojë se vendimi i portugezit për të lënë Realin është i parevokoueshëm.
Gjithsesi të dyja gazetat bien dakord vetëm mbi faktin, se presidenti Florentino Prez dhe Ronaldo do të takohen sapo të përfundojë Kupa e Konfederatave ku futbollisti është i impenjuar aktualisht me Portugalinë. Sipas AS në takim do të jetë momenti i sqarimit mes palëve dhe vazhdimit të bashkëpunimit, ndërsa për Marcën do të jetë momenti në të cilin 4 herë fituesi i Topit të Artë do të bëjë të ditur vendimin për t’u larguar duke i prezentuar Perez edhe një superofertë nga Paris Saint-Germain.
Parizienët janë gati t’i vënë Perez në pjatë për Ronaldon rreth 200 milionë Euro, shumë që mund të kënaqë pretendimet e Realit që me një pjesë të këtyre të ardhurave do të financonte transferimin në Madrid të Mbappe.
Me sa duket Florentino Perez synon të bëjë një tentativë të fundit për ta bindur Ronaldon që të ndryshojë mendje, por nëse gjendet përballë një qëndrimi të fortë nga ana Portugezit në vendimin e tij për të lënë Realin do të jetë ai detyruar ta lejojë të largohet. Tratativa vec të tjerash favoriziohet edhe nga marrëdhëniet mjaft të mira mes Presidentit të Realit dhe atij të Psg, Nasser al Khelaifi.