Me seancën e paradites mbajtur në stadiumin e qytetit të Ohrit, Partizani ka mbyllur përgatitjet në vendin fqinj.
Pasdite ekipi do ti drejtohet kryeqytetit ku do të vijoj përgatitjet në prag të takimit ndaj Bitev Plovdiv i vlefshëm për raundin e parë eleminator të Europa League.
Sfida e pare me skuadren bullgare do te luhet ne kryeqytet me date 29 qershor ne stadiumin “Selman Stermasi”.
Nderkohe, te shtunen 15 here kampionet e vendit do te zhvillojne dhe nje takim miqesore me ekipin e Prishtines ne oren 17:00 ne stadiumin e Lacit.