Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndëshkime të rënda për skuadrën e Skënderbeut.
Panorama Sport ka zbuluar se klubit korçar i është hequr titulli kampion për edicionin 2015-2016.
Njëkohësisht, korçarët janë ndëshkuar me 20 milionë lekë gjobë si dhe i janë hequr 12 pikë nga renditja e sezonit të kaluar, që gjithsesi nuk e largojnë ekipin korçar nga Europa.
Rreth orës 13:00, nga salla ka dalë anëtari i këtij komisioni, Agron Kuliçaj i cili më pas është larguar nga ambientet e FSHF-së ndërsa anëtarët e tjerë vazhdojnë të diskutojnë çështjet në shqyrtim.
Akoma me kuliçerat Shqiperia …?!-Ne rregull keshtu vazhdoni servilosjuni njeri -tjetrit,lepihuni me radhe dhe …na rrofte vetting-u !