Federata Kineze e Futbollit e ka dënuar mesfushorin brazilian, Oscar, me tetë ndeshje pezullim.
Emri i ish mesfushorit të Chelsea u përmend shumë në fundjavën e fundit, pasi bëri gjeste të pahijshme në fushë, duke goditur me top dy kundërshtar dhe pas kësaj u krijua një përleshje masive mes futbollistëve të skuadrës së tij dhe kundërshtarëve.
Pas kësaj, Federata Kineze e Futbollit e dënoi Oscarin me tetë ndeshje pezullim për rolin e tij në përplasjen gjatë ndeshjes së Superligës Kineze mes Shanghai SIPG dhe Guangzhou R & F.
Oscar u transferua tek Shanghai SIPG me një shifër të majme me mbi 60 milion euro.