Titulli kampion në dorën e FSHF-së, ja si e merr Partizani trofeun

23 Qershor 2017, 15:09Sport TEMA

Vendimi i sotëm i Komisionit të Etikës pranë FSHF-së hap diskutimin se kush është zyrtarisht skuadra kampione e sezonit 2015-2016.

Klubi i Partizanit, që nga momenti kur Skënderbeu u dënua nga UEFA dhe të kuqtë zunë vendin e korçarëve në Ligën e Kampioneve, kërkon që t’i njihet atij titulli kampion në edicionin në fjalë, ku ai u rendit në vendin e dytë. Por vendimi i sotëm i Etikës specifikon vetëm që Skënderbeut i është hequr titulli kampion, por jo nëse ai i shkon Partizanit apo nëse do të mbetet vakant, raporton panorama sport.

Në realitet, Komisioni i Etikës nuk e ka një kompetencë të tillë, ndaj duhet që organet disiplinore të FSHF-së, të mblidhen për një vendimmarrje në bazë të masave të saposhpallura. Vetëm këto organe brenda institucionit të futbollit do të përcaktojnë nëse titulli do të cilësohet vakant apo nëse Partizani do të thyejë mallkimin disavjeçar për titullin kampion, ndonëse duke e siguruar atë në tavolinë.

Të kuqtë kanë bërë të qartë se në rast dënimi të Skënderbeut, do të kërkojnë nga FSHF edhe dëmshpërblimin prej 260 mijë eurosh që u jepet nga UEFA të gjitha skuadrave kampione që nuk arrijnë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje