Komisioni i Etikës, duke përfituar nga fakti që në rregullore dhe statut nuk ka afat kohor për të vendosur mbi çështjen “Skënderbeu”, bëri maksimumin që ta zgjasë sa më tepër marrjen e vendimin, duke gjetur një kohë sa më të përshatshme për t’u kaluar në heshtje. Nuk është rastësi që u mor vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, ku edhe vëmendja ndaj veprimtarive sportive është më e vogël, për shkak të ngjarjeve politike në vend. Gjithsesi, ky është një detaj shumë i vogël, para padrejtësisë ligjore që ka bërë Etika.
“Gazeta Tema” ju sqaron se si Etika ka bërë një “trukim” më vendimin e djeshëm, për të mbrojtur sado pak klubin korçar dhe mbi të gjitha, për të evituar fitoren e drejtësisë së Partizanit, i cili është klubi që ka qenë një kundërshtar konstant ndaj padrejtësive në futbollin tonë.
– Duke u bazuar në rregullore, dënimi për paracaktimin dhe komplotimin e rezultatit nis nga minimumi zbritja e 12 pikëve nga renditje, deri në maksimumim rrëzimi nga Kategoria. Gjithashtu, i bashkangjitet një gjobë prej 2 milionë lekësh. Po, çfarë marifeti ka bërë Etika, për të ndihmuar Skënderbeun në rastin konkret dhe për të “dënuar” Partizanin?! Komisioni i Etikës ka vendosur “heqjen e titullit kampion për sezonin 2015-16 për Skënderbeun”. Ky vendim, nuk nënkupton se titulli kampion shkon te Partizani, duke e lënë evazive këtë pjesë. Edhe pse me rregulloren e UEFA-s dhe FIFA-s, tashmë titulli kampion i klubit të kuq është fakt dhe diçka e pandryshueshme, Etika u mundua të bëjë edhe një “vepër” në mbrojtje të klubit që deri tani e ka amnistuar ndaj padrejtësive që ka bërë, Skënderbeut.
–
– SHKELJA E PARË
– Duke u bazuar në rregullore, Komisioni i Etikës duhet të merrte një vendim për zbritjen e pikëve për edicionin 2015-16, kur edhe është faktuar nga UEFA dhe CAS se kanë paracaktuar rezultatin e ndeshjeve. Duke zbritur pikë për atë edicion, çka e kishin edhe detyrim ligjor, për aq kohë sa konfirmuan se Skënderbeu ka trukuar, nënkuptohej se i pari në klasifikimin renditej Partizani dhe klubi i kuq shpallej automatikisht kampion.
–
– SHKELJA E DYTË
– Duke u bazuar në rregullore, Komisioni i Etikës duhet të merrte një dënim për shkeljen e kryer brenda edicionit përkatës dhe jo për sezonin 2016-17, kur nuk ka pasur asnjë shkelje. Po pse e bëri Etika këtë shkelje skandaloze? Misioni ishte sërish që të mosi zbrisnin pikët për 2015-16, pasi aty shpallej automatikisht Partizani kampion. Duke shkelur çdo lloj rregulli dhe Etike, ata vendosën që pikët t’i zbresin për edicionin 2016-17, çka është e padrejtë dhe më qesharkja lidhet me faktin se sasia e pikëve, është e mjaftueshme që të mos e ndryshojë aspak renditjen, pasi edhe me -12 pikë, Skënderbeu vazhdon të mbetet në vendin e tretë.
–
– Fati i Partizanit
– Klubi i kuq, edhe pse Komisioni i Etikës apo FSHF-ja nuk e ka zyrtarizuar si kampion dhe është munduar që t’ua japë trofeun e merituar për edicionin 2015-16, tashmë mund të konsiderohet si kampion i Shqipërisë për atë sezon. Në pikën e parë të vendimit, Komisioni i Etikës ka njohur faktin që Skënderbeu ka komplotuar dhe influencuar në rezultatin e ndeshjes. Kaq mjafton, që duke u bazuar në rregullore, jo vetëm t’i hiqet titulli, por t’i kalojë edhe të dytit në klasifikim. Fabula, mund të shkojë me një vendim të Komitetit Ekzekutiv, i cili duhet të vendosë për sezonin 2015-16, duke qenë se janë qeveria e futbollit dhe e kanë të pamundur që një edicion futbollistik të mbetet pa kampion. Sapo Partizani të zyrtarizohet si triumfuesi i atij kampionati, FSHF-ja duhet t’i akordojë në mënyrë direkte shpërblimin si kampion, ashtu si edhe UEFA duhet t’i akordojë shpërblimin për kampionen e Shqipërisë.
Imagjino kur ne komisionin e etikes eshte dhe Kulicaj anetar,besoj cdo vendim ka pergjigjen brenda.
Armando duka eshte koka e mafjes se fjtbollit e trukimeve ne shqiperi, ai u be miliarder me ate profesion, vidh, truko e xhvet ne te gjitha drejtimet. Ta gezoni ne krye te federtes nje bandit si Myftar Cela qe la koken per xhvatje.
O Tema
Cili eshte ky Partizani qe ka qene kundershtar konstant ndaj padrejtesive, ai qe mori Moxhin ne organike apo ndonje tjeter ?
Me siguri ky i Moxhit qe t’ju tregoje se si nuk duhet ti trukonit ndeshjet si ne Itali ( nga eksperienca qe ka aty)
hahahahahajaa..morrat e kuq eksitohen se do fitojne kampionat ne tavoline..se tu lujte s’jane n’gjendje me e fitu…..e duam partizanin oe oe
Ti shko fito ne Shenkoll o CARAC ? ? ?
o tema pse nuk i publikon te gjitha komentet
…… SKANDAL NE KOMISIONION E ETIKES SE SOTME NJE ISH DREJTOR HETUESIE SI FATMIR BRAKA I ENVER HOXHES DHE NJE ISH DREJTOR HETUESIEIE SALI BERISHES SI KULICAJ ….KULMI I HIPOKRIZISE SHQIPTARE…???????????????!!