Skënderbeu reagon pasi iu hoq titulli: Federata Shqiptare e Krimit mori vendim të denjë për katedrat e universiteteve

23 Qershor 2017, 19:36Sport TEMA

Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës për t’i hequr titullin e sezonit 2015-2016. Korçarët kanë kërkuar nga ky komision arsyetimin e vendimit për ta çuar më pas çështjen në KAS.

Sipas Skënderbeut, ky vendim i paprecedent është i denjë për katedrat e universiteteve të drejtësisë.

Reagimi:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ bën me dije tifozërinë Korçare dhe opinionin sportiv se, menjëherë pas vendimmarrjes së Komisionit të Etikës të FSHF, është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi proçedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS-TAS).

Vendimi i ditës së sotme nga ky pseudo-organ juridik është një akt i papreçedent, i denjë për katedrat e universiteteve të drejtësisë. Vetëm një organ i FSHF mund të transformonte një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte mbi të akuzuarin. Vetëm një organ i FSHF mund të proçedonte ndaj një subjekti pa i komunikuar atij akuzën, provat mbi te cilat ajo mbështetej apo subjektin akuzues. Vetëm Komisioni i Etikës i Federates Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë.

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ siguron tifozërinë Korçare se ky cënim dhe kërcënim që na është bërë sot nga ana e Komisionit të Etikes, veçanërisht me heqjen e një titulli kampion të cilën vetë UEFA e ka konsideruar mëse të merituar, do të ankimohet në çdo gërmë të tij, pasi jemi të sigurt në pafajësinë tonë të pakundërshtueshme.

Falenderojmë sportdashësit dhe komunitetin të cilin e kemi përfaqësuar denjësisht gjatë kësaj dekade për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar. Të sigurt, vazhdojmë përpara për të rishkruar çdo vit historinë e futbollit Shqiptar!

3 komente në “Skënderbeu reagon pasi iu hoq titulli: Federata Shqiptare e Krimit mori vendim të denjë për katedrat e universiteteve”

  1. "BOHOTINA" says:

    Jve u bien ne qafe kot. Jeni qeja te pafajshem.
    Ateere po ju kujtoj juvujqrve te debores. i shpegohet qe ne kampionatin e vitit 2010-2011 ishit 12 pike mrapa vendit te trete ngafundi dhe shpetuat, duk fituar tere fazen e funit, te treten? Ju kujhet estrada me Dinmon 3:2? rrini. Ulni bishtin e mos u njeni. Ishin kohet e avdise fshatarit nga Rakicka Bo qe bente c’ i dnte qejfi. Titulli ti kaoje “PARTIZANIT”.

  2. Elbasanlliu says:

    Te fala Bodes dhe Takut o dallaveraxhinj…..

  3. heu bre says:

    UEFA e ka konsideruar mese te merituar titullin Kampion!? C’a thua bre lalke!? Po atehere perse mori pjese Partizani ne Champions League sezonin e kaluar, me vendim te UEFA-s apo ashtu kot per qejf!? Kenacka te prishura ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje