PSG, 68 milion euro për Agueron

24 Qershor 2017, 12:18Sport TEMA

Paris Saint-Germain po synon të transferoj sulmuesin Sergio Aguero.

Sipas gazetës britanike, “The Times”, PSG-ja po tenton që gjatë kësaj merkatoje të transferoj yllin e Manchester City, ku janë gati të shpenzojn 68 milionë euro argjentinasin.

Ditë më parë  Aguero tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga City, edhe pse Pep Guardiola po e preferon sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

“Ndihem shumë i lumtur këtu, kështu që unë do të  qëndroj këtu deri në fund të kontratës sime.Unë nuk kam menduar se ku do të luaj. Dua të përqendrohem vetëm në punën këtu”, kishte deklaruar Aguero.

Aguero pati një sezon shumë të mirë me Manchester Cityn, duke shënuar 33 gola në të gjitha garat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje