Deri tani janë raportuar e publikuar momente nga më të ndryshme nga qendrat e votimit, votime nga politikanët, nuset në ditën e dasmës e qytetarët e thjeshtë.
Por, rasti i kësaj gjysheje, e cila prej moshës së saj të thyer ka gjetur kurajon përmes patericave që të shkojë të hedhë edhe ajo votën e saj është vërtetë prekës.
Edhe pse me shumë mundim në moshën 87-vjeçare ka gjetur forcën për të shkuar sot në qendrën e votimit, por është përballur me të papriturën. E moshuara nuk është lejuar të votojë pasi me vete kishte marrë një fotokopje të kartës së identitetit dhe jo ID-në origjinale.
Lajmi është shpërndarë bashkë me foton e gruas së moshuar nga fotografia Ivana Dervishi, ndërsa shkruan më tepër detaje lidhur me këtë ndodhi.
“Kjo gjyshe 87-vjecare, e cila kishte shkuar per te votuar edhe pse me dy paterica, nuk arriti ta ushtroje te drejten e saj te votes per shkak se kishte marre vetem fotokopjen e kartes se identitetit.
Kur e pyten pse nuk kishte marre karten, tha qe ishte shume lart ne sirtar dhe nuk e arrinte dot. E merzitur qe nuk votoi dot, u largua po ngadale nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit qe votonte. “Asaj duhej t’i vinte vota ne shtepi,” me tha i biri”, shkruan Dervishi në Facebook.
KA SHUME PLEQ E PLAKA QE VOTOJNE SOT . IM ATE ESHTE 93VJEC DHE SHKOJ PER TE VOTUAR .
Turp e faqe e zeze per komisionin e votimit. Nga ajo plaka paskan patur frikë se mund të mashtronte kush ishte. Ve bast qe ndonje komisioner i LSI e ka bllokuar sepse e ka ditur we plaka nuk voton per LSI se nuk kerkon pune nga deputeti ne ndonje drejtori.