Fansi i çmendur i Topallit, rrezikoi burgun për këtë veprim në qendrën e votimit. Ja si reagohet kundër Bashës në Shkodër

25 Qershor 2017, 13:16Politika TEMA

Kur kreu i PD-së Lulzim Basha bëri me dije se Jozefina Topalli nuk do të ishte në listën e kësaj partie për qarkun e Shkodrës, shkaktoi shumë pakënaqësi.

Dhe një votues ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të shprehur tërë inatin e tij kundër listës së Lulzim Bashës në qarkun e Shkodër që la jashtë garës ish kryetaren e Kuvendit.

Kështu, një votues nga Shkodra ka bërë një gjest shumë të veçantë, ku në fletën e votimit ka shkruar Jozefina Topalli.

Duket se persona në fjalë është një fans i çmendur i Topallit, pasi ka rrezikuar edhe burgun për Topallin, duke ditur se fotografimi i votës dënohet me burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje