Në një video tronditëse të filmuar në Tailandë, shihet trajneri i një krokodili, i cili ka rrezikuar jetën, teksa përpiqej të dhuronte një shfaqje të frikshme.
Trajne fillimisht ngacmon krokodilin, ndërsa ndante me audiencën historitë e lëndimeve të tij të mëparshme. Madje, trajneri kishte humbur edhe një gisht nga kafshimi i një krokodili, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për ta penguar.
Në videon e publikuar, ai shihet teksa fut kokën brenda gojës së krokodilit, por brenda pak sekondash është penduar për veprimin e tij, pasi krokodili tentoi ta kafshonte.
Megjithatë, trajneri ka arritur të shpëtojë dhe ndoshta më në fund ka marrë mësimin e duhur për t’iu qëndruar larg krokodilëve në të ardhmen.