Si të parandaloni një grabitje në pak sekonda?

24 Qershor 2017, 17:24Sociale TEMA

Në rrjet qarkullojnë vazhdimisht video të filmuara nga kamerat e sigurisë, të grabitjeve nga më të frikshmet e deri tek ato më qesharaket.

Por, si mund të parandalohet një grabitje në pak sekonda?

Mjafton të mbyllni dyert.

Punonjësi i një banke është filmuar në momentin kur tri persona të maskuar ishin gati për të hyrë dhe për të grabitur. Por, reagimi i shpejtë i tij iu ka ndryshuar planet.

Ai i ka pikasur grabitësit teksa afroheshin dhe ka nxituar të kyçë dyert. Ka mjaftuar kaq, që tri personat e maskuar të heqin dorë dhe të largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje