Një grup besimtarësh muslimanë kanë rrahur për vdekje një oficer policie, pasi gjatë një konfrontimi me turmën, ai qëlloi me armë në ajër jashtë xhamisë.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Kashmirit në Indi, ku oficeri i veshur civil ishte ngarkuar me ruajtjen e sigurisë jashtë xhamisë.
Por, në një moment konfrontimi me turmën e besimtarëve, ai ka qëlluar në ajër për t’i frikësuar, ndërsa ata e kanë sulmuar, duke e rrahur deri sai ai humbi jetën.
Kashmiri është një rajon me shumicë muslimane në Indi dhe konfliktet midis banorëve dhe forcave qeveritare janë shtuar së tepërmi kohët e fundit, pasi ata kundërshtojnë qeverisjne indiane.
Paqësoret në aksion