FOTOT/ Ja si ka ndryshuar sheshi “Adem Jashari” në Tiranë

23 Qershor 2017, 17:13Sociale TEMA
FOTOT/ Ja si ka ndryshuar sheshi “Adem Jashari” në Tiranë

Përveç punëve për realizimin e projekteve të mëdha, Bashkia e Tiranë punon çdo ditë edhe për ato që quhen punë të vogla por që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Një punë e tillë është edhe ajo për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”, në hyrje të rrugës së ambasadave. Në pak javë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës punuan duke i dhënë një pamje dinjitoze sheshit në respekt të figurës së heroit të luftës së Kosovës, por duket e kthyer atë edhe në një hapësirë tjetër të gjelbër dhe vend pushimi për banorët e zonës.

Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa foto nga pamja që ka marrë ky shesh. “Të paparë kolegët, përfunduan në kohë rekord sheshin Adem Jashari te rr. Durrësit! Respekt për heroin, hapësirë për gjithë lagjen”, shkruan Veliaj në twitter.

Në harkun e dy javëve Bashkia e Tiranës i ka dhënë qytetit tre hapësira të reja që kanë shtuar mundësitë e qytetarëve për të kaluar kohën e lirë.  Bëhet fjalë për sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri dhe së fundmi edhe sheshin “Adem Jashari”. Natyrisht që sheshi “Adem Jashari” për shkak të pozicionit të tij në hyrje të rrugës së ambasadave është edhe një lloj pasaporte për prezantimin e Tiranës në sytë e të huajve që aktivitetin e tyre e kryejnë në selitë diplomatike.

6 komente në “FOTOT/ Ja si ka ndryshuar sheshi “Adem Jashari” në Tiranë”

  1. robert says:

    po po shume i bukur. fiks per hotelin e TOMES

    1. Pema says:

      Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
      Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
      Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
      Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  2. Messerschmidt says:

    merre me long se mishi u mbaru i thone tironsit kesaj!

  3. Kellira says:

    Ky nuk eshte sheshi “Adem Jashari” por oborri i hotelit te Tomës.
    Mire qe s’ka lyer dhe asfaltin perballe me te bardhe qe t’i shkoje me hotelin.
    Se keshtu shkerdhehet Tirana pak nga pak.

  4. tironsi says:

    ishte lulishte per qytetaret, me heqjen e rruges, eshte ber shesh per hotelin

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    tyrp, si mund te quhet ky oborr sheshi i heroit te madh legjendar,skandal, kjo quhet tallje me heroin madh kombetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje