Niveli i popullsisë në Shqipëri do të shkojë drejt rënies gjatë dekadave të ardhshme, parashikon OKB

22 Qershor 2017, 18:53Sociale TEMA

Sipas parashikimeve të fundit të Divizionit të Popullsisë pranë OKB, gjatë dekadave të ardhshme disa shtete të Ballkanit pritet të përjetojnë rënie shqetësuese të popullatës së tyre.

“Disa vende pritet të përballen me një rënie popullsie më shumë se 15 për qind deri në vitin 2050, përfshirë këtu Bullgarinë, Kroacinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë, Ukrainën dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara” deklaroi raporti i publikuar më 21 qershor.

Raporti parashikoi se popullsia e Bullgarisë do të bjerë nga 7 milionë në vitin 2017 në 5.4 milionë në vitin 2050, ndërsa popullsia kroate do të bjerë nga rreth 4 milionë në 3.4 milionë.

Sipas parashikimit të OKB, Shqipëria do të pësojë një rënie të popullatës nga 2.9 milionë në vitin 2017 në 2.6 milionë në vitin 2050 dhe në 1.6 milionë në vitin 2100.

Rumania mund të presë një rënie të popullsisë nga 19.6 milionë në këtë vit në 16.4 milionë në vitin 2050. Në Serbi popullsia do të bjerë nga 8.7 milionë njerëz në 7.4 milionë.

Departamenti i Popullsisë pranë OKB-së tha gjithashtu se një rënie prej 15 për qind pritet në Moldavi, ku popullsia e tanishme prej 4 milionë banorësh pritet të shkojë në 3.2 milionë në 2050.

“Për 70 vjet, Republika e Moldavisë, Federata Ruse dhe Ukraina kanë pasur nivelet më të ulëta të jetëgjatësisë gjatë lindjes në Europë,” shtoi raporti.

Raporti theksoi se Bosnja, nga ana tjetër, mund të presë një rritje të vogël të popullsisë nga 3,507,000 në vitin 2017 në 3,508,000 në vitin 2050.

Maqedonia, megjithatë, do të ulet nga 2.1 milionë në 1.9 milionë njerëz dhe Mali i Zi nga 629.000 në vitin 2017 në 588.000 në vitin 2050.

Raporti nuk përfshiu të dhëna për Kosovën.

Në përgjithësi, raporti tha se popullsia botërore do të rritet ndjeshëm. “Popullsia aktuale botërore prej 7.6 miliardë personash pritet të arrijë 8.6 miliardë në vitin 2030, 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në 2100. Afërsisht 83 milionë njerëz do t’i shtohen popullsisë së botës çdo vit, ku trendi rritës pritet të vazhdojë”, përfundoi raporti.

1 komente në “Niveli i popullsisë në Shqipëri do të shkojë drejt rënies gjatë dekadave të ardhshme, parashikon OKB”

  1. shqip says:

    Me nje fjale paskemi ik per lesh . ” e ora krisma nuk ka patur ” . Jo se e trumbetojne edhe sot me propaganden me idiote te mundshme , qe ky eshte sistemi superior i zhvillimit . Po Nese Shqiperia doli nga L 2 B me 800000 banore , ne 90te numeronte 3,4 milion . Tani veç dukurive sociale te programimit familjar , ne Kemi rreth 1,5 milion firo veten nga emigracioni . Shume te tjere presin radhen se ku dhe kur do ikin . Po gheja qe me ben pershtypje eshte tmerresisht e trishte . Si ka mundesi qe nje nr relativisht i ulet banoresh , rreth 2 milion , nuk arrihet ti qeverisesh siç duhet . Me kaq banore , vetem nje krytar bashkie do mjaftonte te qeveriste . Kaq Jane qytetet e mesme ose te vogla ne vende disa dhjetra milione . Duhet vetem te pranojme nje te vertete . Qe ne s’dime , e nuk duam te bejme shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje