VIDEO/ “Mami, të lutem mos bërtit, nuk dua të të qëllojnë,” Pamje të reja nga vrasja e Philando Castille

22 Qershor 2017, 08:33Sociale TEMA

Pasi oficeri i policisë që vrau Philando Castille një vit më parë në Minnesota, SHBA, u la i lirë nga gjykata, të tjera pamje janë publikuar.

Ato i përkasin momentit kur bashkëshortja e Castille dhe vajza e tyre 4-vjeçare, Dae’Anne gjendeshin në makinën e policisë.

Ajo dëgjohet duke bërtitur: “Jo, të lutem mos, nuk dua të të qëllojnë edhe ty! Mos i hiq (prangat)!”

Pas ekzekutimit të Castille, bashkëshortja e tij u prangos pa ndonjë arsye të dukshme.

Një vit më parë, Philando Castille u qëllua për vdekje nga një oficer policie pas një ndalese rutinë në rrugë.

Makina e tij kishte dy drita të frenave që nuk punonin dhe ndërsa oficeri i kërkoi patentën dhe siguracionin, Castille i bëri me dije se kishte një armë zjarri me vete.

Në videon e publikuar pak pas vrasjes, dëgjohet oficeri i policisë teksa e urdhëron të mos e prekë armën dhe Philando Castille, që thotë se nuk po merr armën.

Pas kësaj, dëgjohen të shtëna nga arma e policit dhe Castille gjendet i vdekur në makinë.

Bashkëshortja e tij filmoi çastet pas vrasjes dhe i transmetoi live në profilin e saj në Facebook. Në to, ajo dëgjohet teksa i thotë oficerit të policisë se ai thjesht kishte dashur të nxirrte dokumentet, që iu kërkuan.

Oficeri i policisë u deklarua i pafajshëm nga gjykata pak ditë më parë, me arsyen se kishte vepruar nën frikën se i rrezikohej jeta.

5 komente në “VIDEO/ “Mami, të lutem mos bërtit, nuk dua të të qëllojnë,” Pamje të reja nga vrasja e Philando Castille”

  1. Liri says:

    Jeta e policit amerikan eshte gjithmone ne rrezik e dike nuk ebajne nervetn Keqardhje per familjen . R.I.P.

  2. Ky polici duket nje psikopat i vertete dhe duhet cuar per trajtim jeksor e jo te shpallet i pafajshem.

  3. enter"" says:

    Shtet I ndyre, polici e ndyre!

    1. sit .back. _and_ relaks says:

      My friend, kur te thone mos leviz, mos leviz. Si e perkthen ti don’t move, merrja valles? Ne Americe polici eshte gjithmone nen presion dhe trysni. perben lajm vetem kur policia qellon po nuk perben lajm kur qellohet polici. eshte shtet me qindra milione banore ku probabiliteti qe personi ne makine te jete i armatosur eshte shume i larte dhe gjithashtu perqindja e personave qe driving nen efektet e drogerave eshte gjithashtu i larte. Eshte plain simple, bej cfare te thote polici dhe pike. mbaji duart ne timon ose ne vend te dukshem dhe mos bej veprime pa ta kerkuar polici.

  4. kari says:

    O trapa.

    shikoheni videon. i thote mos e prek dhe ve doren tek koburja.po zezaku zezak.nuk degjon.ça te bej polici?te prese qe ti bjeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje