Përtej politikës: Ja pesë fakte për "Bulevardin e Ri"

21 Qershor 2017, 18:32Sociale TEMA
Përtej politikës: Ja pesë fakte për "Bulevardin e

Pasi kanë shtypur së bashku një buton të madh kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ndezur mbrëmjen e së martës dritat e segmentit të parë të Bulevardit të Ri të Tiranës, duke shfaqur përpara të pranishmëve veprën më të re publike, që ndonëse është ndërtuar plotësisht në vetëm një të tretën e saj, tregon se si do jetë në fund të vitit tjetër kjo pjesë e Tiranës.

Dhe meqënëse fotot e bulevardit dje dhe sot kanë qenë më të klikuarat në rrjet, për të shuar kureshtjen e të gjithëve, kemi përmbledhur më poshtë disa fakte për Bulevardin e Ri, që ndoshta nuk i keni lexuar, sepse shumica e kronikave kanë qenë të përqendruara tek pjesa politike e fjalimeve.

Qyteti që shtrihet drejt veriut

Gati një shekull pas ndërtimit të bulevardit Dëshmorët e Kombit, sot pamja është gati e njëjtë (foto e vjetër bulevardi kryesor i Tiranës gjatë ndërtimit 1939 – 1941): një rrugë që ndërtohet, ndërkohë që anash saj nuk ka qytet. Asokohe vizitorët e huaj dëshmonin për kryeqytetin e ri shqiptar, që po ndërtohej si i vetmi bulevard në botë pa qytet në krah të tij, ndërkohë që bota kishte shumë qytete pa bulevarde.

Dje mediat pranë opozitës nxituan të thoshin që Bulevardi i Ri nuk të shpie askund, duke harruar të përmendnin vlerën e tij të jashtëzakonshme pikërisht si ndërtimi i parë dhe i vetëm në gjithë këto vite, që synon zgjerimin e qytetit duke ndërtuar më parë rrugën dhe gjithë infrastrukturën e që në vijim do mbushet me ndërtime shtetërore dhe private në të dyja krahët e saj, duke ndërtuar një tjetër Tiranë të Re.

Bulevardi që ringjalli xhiron

Ata që kanë jetuar në Tiranën e para’90-ës kujtojnë ende me nostalgji xhiron e madhe që bëhej në bulevard. Në 24 orët e para të hapjes së Bulevardit të Ri me mijëra qytetarë kanë vërshuar aty thjesht për një shëtitje, duke rikujtuar pikërisht xhiron e dikurshme.

Mendohet që në këtë fazë të parë bulevardi do të shërbejë pikërisht për këtë gjë, si një tjetër hapësirë publike.

Nën tokë e mbi tokë

Bashkë më segmetin e parë 450 metër të Bulevardit është përuruar dhe parkimi nëntokësor që shtrihet nën një shesh krejtësisht pedonal e që ka 328 vende parkimi. Për të hyrë dhe për të dalë në parkim janë ndërtuar korsi të dedikuara.

Ndërkohë në të dyja anët e bulevardit ka korsi biçikletash, trotuarë të gjerë dhe sheshpushime të gjelbëruara.

Gjelbërim si askund

Në fazën e parë të sapo hapur, janë mbjellë mbi 300 pemë e më shumë se 250 shkurre dekorative, të cilat tashmë kanë çelur. Në vijim projekti parashikon ndërtimin e një parku në krah të bulevardit me një sipërfaqe rreth katërfish me të madhe se parku Rinia, kurse në fund të 1780 metrave të tij mendohet të ndërtohet një tjetër park i madh, duke e bërë Tiranën kryeqytetin që në jug dhe në Veri do rrethohet me dy parqe të mëdhenj.

Lidhje me Kamzën?!

“Deri në fund të vitit që vjen do të kemi përfunduar të gjithë këtë vepër, duke arritur në Lumin e Tiranës, ku Bulevardi do të bashkohet me parkun e Lumit të Tiranës dhe eventualisht me Unazën e Madhe”, ka thënë në fjalën e tij mbrëmë kryebashkiaku Erion Veliaj që gjithsesi nuk ka mundur dhe vetë të saktësojë se si do arrihet kjo, pasi në bregun tjetër të Lumit, pjesë e bashkisë së Kamzës, janë ndërtuar pallate mbi atë që do duhej të ishte një urë lidhëse mes dy bashkive, duke shërbyer ndërkohë si një hyrje-dalje veriore për Tiranën, zgjidhje që pritet të gjendet në vazhdim.

 

 

12 komente në “Përtej politikës: Ja pesë fakte për “Bulevardin e Ri””

  1. Zigur Qarri says:

    Fakti gjashte.Tirana eshte ndoshta i vetmi Kryeqytet ne Bote,qe nuk ka stacion Treni!!!
    Bulevardi i ri e varrosi pergjithmone.Stacionet e trenit,apo stacioni kryesor i Trenit,
    ndodhet kudo ne qender.

    1. Grigor says:

      Shume e vertete Zigur
      100% dakord. Me duket se qe te shkosh ne Tiranë me tren, duhet te zbresesh ne Sukth dhe pastaj të shkosh ne qender me makina te rastit.
      Zgjidhje “fantastike” alla halldupçe.

      1. Zigur Qarri says:

        Jo jo,në Kamëz,Tombstone!

    2. papa tfgs1 pisoglenti says:

      Fakti i Shtate >> E vertete qe stacionet e trenit ne kryeqytetet e vendeve europiane ndodhen neper qendra, POR, keto stacione ekzistojne me qindra vjet. Tirana eshte nje KryeFshat, i themeluar, kur ? 100 – 150 vjet ?? Dhe pa histori hekurudhore ( jo vetem Tirana por e gjithe Shqiperia )
      pershendetje Zike

  2. Viroi says:

    Zigur, ky bulevard eshte nga gjerat me te bukura ne Tirane. Zakonisht ne ngrem ndertesa e pastaj hapim rruget midis tyre. Bulevardi eshte rruga qe I jep mundesi qyetit te zhvillohet me plan. Sa per stacionin e trenit mos u shqetso. Do ndertohet, do jete I bukur dhe funksional.

    1. Zigur Qarri says:

      Jo mer Daj nuk shqetsohem,perderisa Basha ja shpjegoi studenteve te arkitektures trenin si jo eficent,
      flej i qete.Por ja qe Lali Eri ja kapi ne ajer.Me kete mentalitet votimi qe kemi ne,Bulevardi i ri mund te
      behet shkaku qe te humbi Basha,me nje fjale ja futi vetes.

  3. Albamich says:

    Gjate ndertimit te bulevardit deri sa te perfundoje i gjithe segmenti te ndertohet dhe linja e tramvajit deri tek universiteti kjo lijne do te beje te mundur lidhjen e kamzes me tramvaj e cila do te minimizoje levizjen e makinave brenda zemres se qytetit si dhe do te jete nje lehtesim per qytetaret e kamzes qe te shkojne me shpejte ne qendren e Tirones ku jane te vendosur shume qendra administrative,kulturore, universiteti I Tirones,sportive(mos harrojme se se shpejti perfundon dhe stadiumi olimpik i futbollit. Eshte koha qe sot te bohet ky investim urban me lijne tramvaji pa perfunduar bulevardi se neser do jete vone, mendoni per perspektiven
    ? ? ??????????

    1. Zigur Qarri says:

      Tramvai te plak,ashtu si Autobuzi.Edhe Luli donte te bente linje tramvai,por se di se ku i humben projektet!
      Un kam lexuar,qe nje Qytet gjerman(Hamburgu),para 40-50 vitesh i ka hequr linjat e tramvajit,si jo eficente.
      Trenat pa pengesa(me ngritje,ose me ura) dhe metrot,shihen si eficente,te sjellin shpejt dhe korrekt ne vend.
      Treni dhe Stacioni trenit ishin.Ai duhet te zgjatej me metro drejt Universitetit dhe jo tu sikterroste jasht Tiranes!
      Akoma behen vepra publike shpejt,para zgjedhjeve,per akses politik,vepra jo afatgjate dhe me baze per te ardhmen.

  4. pas says:

    Brenda Tiranës ndërtoen garazhe për makina private, ndërsa transporti publik interurban dhe stacioni i Trenit, dëbohen nga qyteti. Kjo është mënyra si nxitet përdorimi i transportit publik? Sigurisht, këta që vendosin këto punë nga dy partitë PS-PD as e kanë në hesap transportin urban, ose e kanë vetëm për të tjerët, ata që veç votave, s’kanë gjë në dorë.

    1. Zigur Qarri says:

      Dhe kjo,rrit kostot e transportit publik per njeriun e thjeshte!
      Shteti me i varfer ne Europe,favorizon pakicen,ata qe kan mundesi te mbajn makina private.
      Por se si do te arrije ne vendin e punes,ne qendrat industriale,puntori me rroge minimale,
      kete s’don njeri ta dij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje