Një çift elefantësh në Kopshtin Zoologjik të Seulit në Korenë e Jugut, janë filmuar teksa ndihmojnë të voglin e tyre të dilte nga uji.
Pamjet, tregojnë momentin kur elefanti i vogël bie në një pellg me ujë dhe duket se nuk del dot.
Ndërkaq, një prej prindërve vrapon për të ndihmuar.
Por, pavarësisht përpjekjeve të dy elefantëve për ta nxjerrë, kur shohin se nuk arrijnë ta ndihmojnë, ata duket se gjejnë një tjetër plan.
Ata vrapojnë drejt pjesës së cekët të pellgut, duke hyrë në ujë, ndërsa më në fund kanë arritur ta shpëtojnë të voglin e tyre.