Perime me stimulantë? AKU qetëson qytetarët: Po kryejmë kontrolle, jeni të sigurtë

20 Qershor 2017, 17:50Sociale TEMA

Kontrolli Ushqimor i Drejtorisë së Fierit, ka shkuar në tregun e fruta-perimeve të Lushnjes, që përbën një nga pikat më të mëdha të tregtisë me shumicë për të kontrolluar produktet.

Specialistëtmorën mostra nga fermerët për analiza, pas dyshimeve se ata kanë përdorur stimulantë tek perimet. Vetë fermerët kishin pohuar për kamerat e fshehta përdorimin e kimikateve.

Drejtoria e kontrollit ushqimor në qarkun e Fierit zbarkoi për kontrolle blic në tregun e shumicës së fruta perimeve në Lushnje. Specialistët e AKU-së, kanë marrë mostra  të  perimeve e frutave nga fermerët për të kryer analizat përkatese për cilësinë e tyre.

Shkak i këtyre kontrolleve, sipas drejtorit të AKU në Fier, Frederik Çuko janë dyshimet se fermerët kanë përdorur stimulantë në perime.

Tani është piku dhe maksimumi i eksporteve, prodhime tona dhe të thuhet nga ne, nga fermerët tanë, nga tregarët tanë që ka elementë të tillë sot, unë këtë nuk e kuptoj. Prandaj ne jemi këtu për të mbrojtur fermerët, për të mbrojtur tregtarët dhe tu themi të gjithë konsumatorëve tanë shqiptarë të jenë të sigurtë. Sidomos në këtë moment kemi një temperaturë, e cila absolutisht është e panevojshme, e pamundur të përdoret qoftë stimulantë, qoftë elementë të tjerë,” tha Cuko.

Çuko thotë se kontrollet nuk janë të përditshme por të rastësishme dhe fermerët që kanë përdorur vërtet apo kanë gënjyer se kanë përdorur stimulantë apo pesticide do të përballen me organet kompetente.

Ndërkaq, fermerët përkundër asaj që është shfaqur në kamerat e fshehta thonë se në këtë periudhë të vitit nuk eshte e mundur përdorimi i stimulantëve për shkak të temperaturave shumë të larta.

Sipas tyre, dyshime të tilla do të sjellin akoma edhe më shumë ulje të cmimit të fruta perimeve e si rrjedhorë, më pak të ardhura për familjet e tyre.

3 komente në “Perime me stimulantë? AKU qetëson qytetarët: Po kryejmë kontrolle, jeni të sigurtë”

  1. Mk says:

    Po keshtu ndodh ku aku e ka lesh e lija, popull te votojme nr 2 se po na vdesine per se gjalli,. Lsi kanceri i shqiperise…..zhdukuni…..

  2. gjynafqari says:

    Drejtoria e kontrollit ja ka fut nje gjumi per vite dhe vite po helmohet ky popull dhe askush nuk mban pergjegjesi per keta kriminele, ky problem eshte ngrit nga fiksi vite me pare ku thoshte ai ndyresir fshatar thoshte qe nje parcele e bej per familjen time dhe parcelat e tjera per te helmuar kete popull, po nuk e di ai zoti do marr hak tek ata dhe femijet e tyre. Se si rrime dhe ne si popull qe ti blejme helmet e tyre me leket tona qe mezi i sigurojme, hajde dynja hajde, mire te na i bejne, se diskutojme e diskutojme, shprehim dufe dhe ku jemi, jemi akoma tek ara e Tares kur i thone, duhet vene gishti mbi nje I kaq te madhe vete ne si popull.

  3. sali Serbi says:

    Ju mashtroni serish. Ne kushte te pastimuluara ata pohojne se perdorin pesticide, ne kushtet e presjonit nga ju dhe nga korupsioni qe ju ka perfshire ata mohojne kategorikisht. Keto jane lojra fjalesh per te fshehur te verteten. Kontrollet tuaja duhet te shoqerohen me kontrolle te policise per te gjetur stimuluesit kimik qe tregetohen ne te zeze dhe qe mund te gjendn mes mjeteve te punes se prodhuesve te pandergjegjshem.Shqetesimi eshte i dikshem, domatet e te tjera jane fare pa shije dhe nga brenda te papjekura kurse ju justifikoheni me kete e ate lloj lontrolli. Kam edhe nje pyetje, sa efikas eshte kontrolli ne laboratore per keto teste?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje